Pikë të reja për Bayernin

dardanmiftari | Saturday, November 10, 2012 | 0 Komente

Bayern Munichu ka shënuar fitore komode prej 2-0 kundër Eintracht Frankfurtit në Allianz Arena.
Pas një kundërsulmi të bavarezëve, Javi Martinez pasoi te Franck Ribery, i cili e zhbllokoi rezultatin në fund të pjesës së parë (44’).
Pas një ndërhyrje të gabuar në dëm të Schweinsteiger, arbitri akordoi penalti, ndërsa David Alaba e dyfishoi rezultatin (76’).
Në këtë takim nuk u angazhua aspak mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.
Fitore ka shënuar edhe Borussia Dortmundi që ka triumfuar në shtëpi të Augsburgut me rezultat 3-1.
Bayern Munichu qëndron në krye të Bundesligas me shtatë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Schalke. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...