Pique: Messi fitues i Topit të Artë

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Vazhdojnë komentet e futbollistëve të ndryshëm në lidhje me fituesin e “Topit të Artë”. Këtë herë ka qënë mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique ai i cili ka komentuar rivalitetin mes Lionel Messi-t dhe yllit të Real Madrid Cristiano Ronaldo. Sigurisht që Pique ka vlerësuar shokun e tij të skuadrës dhe është shprehur se Messi do të jetë sërish fitues i një prej çmimeve më të rëndësishme në karrierë. 

“Messi është një alien, një jashtëtokësor me cilësitë më të mira në botë. Cristiano Ronaldo është gjithashtu një lojtar mahnitës, por ai është vetëm më i miri i njerëzve që mban toka, nuk është në nivelin e Messi-t”, u shpreh mbrojtësi katalanas. Gjithashtu Pique ka vlerësuar edhe ekipin e tij, ndërsa ka theksuar se ndryshimi mes Real Madrid dhe Barcelona është tek ekipi i të rinjve. Sipas Pique blaugranat vazhdojnë të prodhojnë talente të evidentueshme gjë që i mungon Real Madridit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!