“Wenger, më blej mua”

Unknown | Friday, November 16, 2012 |


Sulmues belg i Aston Villës, Christian Benteke i ka zhgënjyer tifozët dhe krerët e skuadrës së saj me një deklaratë ku ai publikisht kërkon kalimin te Arsenali.
”Arsenali është klubi im që dua. Më pëlqen filozofia e skuadrës së tyre. Ata kishin një lojtar si Henry, i cili ishte idhulli im dhe dua të bëhem si ai. Kur kalova te Aston Villa, unë mendova se po vij në një klub londinez, por që më doli e kundërta. Më vjen keq që tifozët e Aston Villës dëgjojnë këto fjalë nga unë, por unë dua kalimin te Arsenali” deklaroi Benteke.
Ylli 21 vjeçar belg po shkëlqen këtë edicion pas transferimit të tij nga Genk te Villa./indeksonline/.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!