PSG është në krizë

Unknown | Sunday, November 18, 2012 |

Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, ka pranuar se është i brengosur me rezultatet e fundit dhe ka premtuar se do të bëjë ndryshime.

“Jam shumë i brengosur. Ne nuk e patëm qëndrimin e duhur në fushë. Është shumë i vështirë ky moment, sepse i kemi humbur dy ndeshjet e fundit në shtëpi dhe kjo nuk është në rregull për ekipin që duam të jemi”.

“Jemi në krizë dhe unë nuk e kam problem ta them këtë. Ne duhet të dalim nga kjo gjendje, por për të dalë na duhet të ndërrojmë diçka dhe unë do ta bëj këtë. Secili duhet të bëjë më shumë”.

“Unë jam këtu për të krijuar një ekip, por për momentin ne nuk jemi një ekip”, ka deklaruar italiani. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!