Delegacion i IOC-së në Kosovë

Unknown | Sunday, November 18, 2012 |

Një delegacion i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të hënën dhe të martën do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur të shtunën Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). Kjo është hera e parë që drejtues të IOC-së vizitojnë Kosovën.

Koha raporton se në vendin tonë do të qëndrojnë Pere Miro, drejtor i IOC-së për marrëdhënie me Komitetet Olimpike Kombëtare dhe zëvendësi i tij, Jerome Poivey.

Vizita e tyre ka karakter teknik. Bëhet për të parë funksionimin e sportit në Kosovës, sidomos funksionimin e Federatave Olimpike dhe atyre të pranuara në asociacionet ndërkombëtare.

Miro e Poivey do të takohen me drejtues të lartë të shtetit, të KOK-ut, MKRS-së, federatave sportive, me ish-sportistët më të mirë kosovarë dhe me shpresat olimpike. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!