Tottenhami duhet të përmirësohemi në mbrojtje

Unknown | Sunday, November 18, 2012 |

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, ka pranuar se reparti defensiv i klubit të tij ka nevojë për përmirësime.
Spursat humbën nga Arsenali të shtunën me rezultat të lartë 5-2 dhe nga kjo humbje u vërejt qartë se reparti defensiv ishte katastrofal.
“Ne jemi ekip që sulmojmë shumë dhe i kryejmë mirë detyrat ofensive, por jemi duke pranuar shumë gola”.
“Pësuam tre gola në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë me një lojtar më pak. Ne e dimë se duhet të përmirësohemi në mbrojtje dhe të luajmë më mirë”, ka thënë tekniku portugez. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!