Ramos pranon mospajtimin me mourinhon

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |


Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka pranuar se kishte mospajtim me trajnerin Jose Mourinho.
Gjatë programit El Larguero në Cadena Ser, ylli spanjoll Ramos foli për raportin e tij me strategun portugez, pas njoftimeve të muajve të fundit se ata kanë pasur përplasje mes vete.
“Ne kishim mendime të kundërta në periudha të caktuara dhe ato kanë pasur nevojë të zgjidhen mes vesh, dhe ne i kemi tejkaluar me biseda të cilat askush përveç nesh nuk i ka dëgjuar. Marrëdhënia jonë sot është shumë e mirë”, deklaroi Ramos. Anëtari i gjigantit madrilen iu kundërpërgjigj edhe akuzave të futbollistëve të Levantes, të cilët akuzuan Realin se i provokoi ata pas fitores 2-1 në fundjavë.
“Është e qartë se kundër Real Madridit çdo skuadër bën transformim, sepse një fitore ndaj nesh ka ndikim më të madh se një fitore ndaj kujtdo tjetër. Në një mënyrë mund të kuptoni sjelljen e disa futbollistëve, por në fund të fundit nuk është ajo që ndodhi në të vërtetë. Për ne gjithçka i takon së kaluarës”, përfundoi Ramos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!