Reali do të kërkojë hakmarrje

dardanmiftari | Monday, November 05, 2012 | 0 Komente

Mats Hummels mezi po e pret ndeshjen e të martës në Ligën e Kampionëve, ku do të ballafaqohet me Real Madridin dhe është i vetëdijshëm se po e pret një ndeshje e vështirë në Santiago Bernabeu.
Kampionët e Bundesligas regjistruan një fitore minimale prej 2-1 kundër Los Merengues muajin e kaluar, dhe mbrojtësi gjerman pret që ekipi i Jose Mourinhos të jetë i gatshëm për hakmarrje.
“Jam i sigurt që ata do të duan të hakmerren dhe kjo është një sfidë e mrekullueshme”.
“Nuk e di çfarë do të na presë neve në Santiago Bernabeu, por pa dyshim që atmosfera do të jetë fantastike”, ka thënë 23 vjeçari përEFE.
Borussia Dortmund momentalisht gjendet e para në renditjen e Grupit D me një pikë më shumë se Real Madrid.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...