“Roma do të dëgjojë ofertat për De Rossin”

dardanmiftari | Monday, November 05, 2012 | 0 Komente

Drejtori i Romës, Franco Baldini, ka zbuluar se Roma do të dëgjojë ofertat të cilat do të vijnë në drejtim të klubit për Daniele De Rossin.
Spekulimet gjatë verës ishin intensifikuar për një kalim të italianit te Manchester Cityt dhe tani drejtori i klubit romak konfirmon se ata do të dëgjojnë ofertat për mesfushorin titanik.
“Gjatë verës kishte oferta nga Manchester City. Ne kemi dëgjuar ofertat deri tani dhe i shqyrtuam ato”.
“Nëse ne do të kishim marë ndonjë ofertë tjetër, do ta dëgjonim sërish. Por, sërish do të mund edhe ta refuzonim”, është shprehur Baldini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...