Reyes gol rekord, pas 12 sekondave

Unknown | Monday, November 19, 2012 |


Jose Antinio Reyes ka shënuar golin më të shpejtë në futbollin spanjoll në vitet e fundit. Futbollisti i Sevillës ka realizuar pas vetëm 12 sekondave lojë.
Reyes e shfrytëzoi një gabim të portierit të Betisit për të marrë një top në zonën kundërshtare të cilin e vendosi në rrjetë.
Ky është goli i pestë më i shpejtë në histori të futbollit spanjoll. 5 golat më të shpejtë janë:
1. Joseba Llorente (Valladolid-Español, 2007-2008): 7 sekonda
2. Darío Silva (Málaga-Valladolid, 2000-2001): 8 sekonda
3. Carlos Diarte (Valencia-Elche, 1977-1978): 10 sekonda
4. Mariano Armentano (Rayo-Osasuna, 2001-2002): 10 sekonda
5. José Antonio Reyes (Sevilla-Betis, 2012-2013): 12 sekonda

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!