Shqiptarët e Zvicrës, tradhtarë!

Unknown | Monday, November 19, 2012 |


Kreu i FSHF-së, Armand Duka i ka quajtur edhe një herë tradhtarë futbollistët shqiptarë të cilët luajnë për kombëtaren e Zvicrës. Ai  gjatë një intervistë për "Ora News", ka thënë se nuk i ka pëlqyer aspak kur ata kanë zgjedhur kombëtaren e Zvicrës para Shqipërisë.

"Nuk kam thënë nëse janë tradhtarë apo jo. Kam thënë se nuk pajtohem me zgjedhjen e tyre. Megjithatë, kjo nuk cenon asnjë të drejtë apo imazh. Ky është mendimi im personal. Mendoj se gjithçka më pas ka qenë një abuzim. Megjithatë, po ju them edhe një gjë tjetër: nuk më pëlqen kurrë të bëjnë demagogji. Nuk më pëlqen kur zgjedhin Zvicrën dhe sillen sikur janë më patriotë dhe më shqiptarë se lojtarët që kanë zgjedhur Shqipërinë. 

Madje po ju them se në të ardhmen do të miratojmë një vendim, ku një futbollisti që i bëhet ftesë dhe refuzon, nuk do të thirret më me Shqipërinë. E them këtë, sepse shpesh kanë abuzuar me ndjenjat e një kombi dhe tifozërie, por edhe kanë bërë presion duke u thënë federatave të tjera se i kërkon Shqipëria. Kjo nuk është aspak e ndershme", ka përfunduar numri 1 i futbollit shqiptar, Armand Duka. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!