Ronaldinho do të vazhdojë te Atletico Mineiro

Edw | Friday, November 23, 2012 |

Ylli brazilian Ronaldinho pritet të diskutojë rinovimin e kontratës së tij me Atletico Mineiro gjatë javës së ardhshme.

32-vjeçari është lidhur me një kalim te Fluminense dhe Santos pas paraqitjes impresive në muajt e fundit, por klubi i tij ka vepruar shpejt për të siguruar që sulmuesi të mbetet në klub.

“Nuk mund të konfirmoj rinovimin, por këtu ka kushte për të qëndruar dhe kjo është ajo çfarë ndjejmë. Raporti është shumë i mirë dhe ne të gjithë kemi parakushte për të rinovuar”, ka thënë vëllai dhe agjenti i lojtarit, Roberto Assis.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!