Messi: LK, sfida e vërtetë për Barcelonën

Edw | Friday, November 23, 2012 |

Lionel Messi thotë se Barcelona është e paepur ta rikthejë trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Argjentinasi e ka fituar garën tre herë me Blaugranët, në vitin 2006, 2009 dhe 2011, por nuk arriti ta ndihmojë skuadrën të fitojë sezonin e kaluar, pasi Chelsea ishte një rival më i mirë në gjysmëfinale.

Dhe, lojtari më i mirë në botë i zgjedhur nga FIFA thotë se fokusi kryesor i tij dhe bashkëlojtarëve të tij nuk do të është La Liga, por Liga e Kampionëve.

“Liga e Kampionëve është një sfidë e madhe për ne, për shkak të asaj çfarë nënkupton gara. Është gara më e vështirë për t’u fituar, më e mira për të luajtur dhe është ku skuadrat më të mira janë. Ne do të punojmë fuqishëm ta fitojmë atë”, ka thënë Messi.

Argjentinasi ka vazhduar formën e tij të shkëlqyeshme edhe këtë sezon, duke shënuar 24 gola në 19 paraqitje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!