Fulham dhe Zenit pas Arshavin
Goal raporton se Arsene Wenger dëshiron të dëgjojë ofertat për rusin, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.
Arsenali e vlerëson 31-vjeçarin me rreth 6 milionë funte, dhe do të preferonte ta shesë në vend se ta huazojë, për të rikuperuar një pjesë nga 17 milionë eurot që harxhoi për të në vitin 2009.
Përveç kontakteve nga Fulham dhe Zenit, për mesfushorin është i interesuar edhe Reading. Arshavin pritet të mbetet në Ligën Premier, pasi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar e pati kaluar si i huazuar te Zenit.
Category: Futboll