Cole: Kam të ardhme te Liverpooli

Edw | Friday, November 23, 2012 |

Joe Cole beson se ai ende ka të ardhme te Liverpooli, pas paraqitjes impresive në Europa League ndaj Young Boys.

Cole shënoi njërin dhe asistoi në tjetrin, në barazimin 2-2 ndaj skuadrës zvicerane, dhe mendon se po rikthehet në formë.

“Isha lojtar i mirë te West Ham, Chelsea dhe Lille dhe mendoj se mund të jem një lojtar i mirë te Liverpooli. Po bëhem më i fuqishëm çdo ditë”.

“Është normale që një lojtar të dëshirojë të luajë gjithë kohën. Kjo ishte ndeshja ime e tretë pas rikthimit nga lëndimi dhe u ndjeva mirë”, ka thënë Cole.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!