Drogba kthehet te Chelsea në janar?

Edw | Friday, November 23, 2012 |

Sulmuesi legjendar i Chelseat, Didier Drogba, besohet se është në planet e pronarit Roman Abramowich për një rikthim sensacional në janar. 

Eksperti i tregut italian të transferimeve, Gianluca Di marzio, është i bindur se miliarderi rus do ta kërkojë Drogban në janar dhe se nuk do të lejojë që atë ta marrë Juventusi, pasi ishte sulmuesi që kërkoi lejen e transferimit në FIFA.

“Juve ka tentuar, por e ka vështirë finalizimin”.
“Një huazim për tri muaj gjatë pushimit të kampionatit në Kinë, sikurse për Henryn te Arsenali, është opsion. Nëse ai kthehet në Stamford Bridge, Drogba e di se do të jetë nën drejtim të Benitezit dhe kjo do të ishte ide që atij do t’i përshtatej”, ka thënë Di Marzio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!