Reali kërkon rikthimin e Beckham

Edw | Friday, November 23, 2012 |

 
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, dëshiron që të rikthejë në klub legjendën angleze të futbollit, David Beckham. 

El Confidencial shkruan se Florentino Perez është takuar me Beckhamin gjatë verës në Los Angeles dhe i ofroi atij një rol në bordin e klubit mbretëror. Beckhamit i është ofruar edhe pozita e trajnerit të të rinjve dhe roli i ambasadorit të klubit.

Propozimi i Perez i interesoi Beckhamit, megjithëse ai përkohësisht e hodhi poshtë mundësinë e një kalim, megjithëse oferta vlen ende dhe së shpejti mund të ketë një konfirmim.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!