Ferguson e vëzhgoi Ronaldon

Edw | Friday, November 23, 2012 |

Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka qenë i pranishëm në sfidën derbi të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester Cityt të zhvilluar të mërkurën mbrëma. 

Manchster Evening News shkruan se Ferguson vazhdimisht ka përcjellur atë që bëri Ronaldo, i cili ishte në formë të lartë gjatë takimit.

Fergie së fundmi ka thënë se dëshira e tij për babadimrin do të ishte rikthimi i Ronaldos, por shumë besojnë se nostalgjia e portugezit për ish-klubin e tij dhe një dështim për ta fituar Topin e Artë me Realin mund ta sforcojë rikthimin e tij në Old Trafford.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!