Young Boys befasojnë Liverpoolin
Ekipi zvicëran i Young Boys ka befasuar Liverpoolin në Anfield
Road, duke lënë kështu gjithcka të hapur për kualifikimin në fazën e
eliminimit direket në Europa League.
Liverpooli u paraqit me formacionin e dytë në këtë takim, ndërsa ishte Jonjo Shelvey (35’) ai që e hapi serinë e golave.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, kurse në pjesën e dytë
ndryshoi gjithcka. Bobadilla barazoi rezultatin (52’), ndërsa ne epërsi
The Reds i kaloi Joe Cole (72’).
Sidoqoftë, kur të gjithë menduan se Liverpooli fitoi, ishte vëllai i
Mauro Zarates ai që kishte mendim tjetër, duke realizuar për 2-2 dhe
rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Liverpooli ka shtatë pikë në vendin e dytë ashtu sikurse Young Boys,
teksa kualifikimin e ka siguruar tashmë Anzhi me 10 pikë. Liverpooli i
shkon në ndeshjen e fundit Udineses që tashmë është eliminuar.
Category: Futboll