Shehu: Tani të mendojmë për transfertën në Peqin

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Trajneri i laçianëve, Ramadan Shehu, dukej mjaft i lumtur pas përfundimit të takimit, për të cilin tha se ekipi i tij u shpërblye në bazë të punës që ka bërë në stërvitje. “Realizuam objektivin e vendosur, që ishin tri pikët. Tashmë i hedhim sytë nga sfida në Peqin, ku na pret një ndeshje e vështirë. Kam punuar atje më parë dhe është një qytet që jeton me futbollin e për çdo kundërshtar është e vështirë të fitojë në atë stadium. 

Gjithsesi, ne do të bëjmë maksimumin gjatë këtyre dy ditëve që ta përgatitim sa më mirë ndeshjen. Për sa i përket Tomorit, më vjen keq që ndodhet në atë pozicion në tabelën e renditjes. Në këto dy takime të zhvilluara ndaj tyre kam parë një ekip që luan mjaft mirë futboll e që për mendimin tim meriton më shumë”, – ka përfunduar prononcimin e tij për mediat trajneri i kurbinasve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!