Suspendohen tre gjyqtarë e një vëzhgues basketbolli

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Gjyqtarët e ndeshjes Trepça - Drita (78:59) e zhvilluar në fundjavë: Mehdi Gashi, Azem Hoxhaj e Hysen Hasani janë suspenduar për një ndeshje. 

Të tre gjyqtarët janë suspenduar për shkak të moskryerjes të detyrës siç duhet, ka bërë të ditur të martën Federata e Basketbollit e Kosovës. Sipas FBK-së, gjyqtarët lejuan një aktivitet rekreativ në anën e kundërt të palestrës, derisa zhvillohej ndeshja zyrtare. 

Për mosparaqitjen e këtij rasti me dy ndeshje është dënuar vëzhguesi i ndeshjes, Tafil Hoxha. Ndërkohë basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha, është gjobitur me 50 euro për sjellje josportive.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!