Walcott nuk largohet në janar

Unknown | Monday, November 19, 2012 |

Arsene Wenger thotë se Theo Walcott do të mbetet te Arsenali deri në fund të sezonit, edhe nëse marrëveshja e re nuk arrihet para fillimit të afatit kalimtar të janarit.

Marrëveshja aktuale e Walcott skadon në fund të sezonit, por bisedat për vazhdimin e saj raportohet se kanë ngecur, pasi anglezi kërkon siguri se ai do të luajë në një rol më qendror në të ardhmen.

“A do të largohet Walcott në janar nëse vazhdimi i kontratës nuk arrihet? Jo. A do të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit? Po”.

“Nëse ne dëgjojmë mediat çdo ditë, na kushton shumë. Ne vazhdojmë në rrugën pozitive. Ne kemi kohë deri në fund të dhjetorit ta zgjidhim atë”.

“Ai mund të luajë në të dyja pozitat. Ai mund të luajë në sulm, dhe ai mund të luajë në sulm së bashku me Giroud. Ai ka gjetur një përzierje të mirë në pozitën anësore. Kjo e bën atë vështirë të ndalohet. Ai përfundoi si sulmues i qendrës dhe shënoi”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!