Snoop Dogg dëshiron të blejë Sëlltikun

Unknown | Monday, November 19, 2012 |


Snoop Dogg, një nga emrat më të njohur të muzikës hip-hop në botë, ka bërë të qartë se është gati të investojë për klubin skocez të Sëlltikut, vendim që e ka marrë pasi kampionët e Skocisë mundën Barcelonën me rezultatin 2-1, edhe pse në fakt vetë muzikanti nuk e ka ndjekur ndeshjen në fjalë.
“Unë jam shumë i interesuar për futbollin. Nuk është një gjë e re që yjet e muzikës hip-hop të investojnë në skuadra sportive, por është diçka e re që po fillojmë të interesohemi për futbollin. Nuk e ndoqa ndeshjen me Barcelonën, por pashë përmbledhjen. E di që Barcelona është një ekip i madh dhe kjo ndeshje tregon që edhe Sëlltik është një skuadër e madhe gjithashtu”.
“E shoh se sa pasion kanë tifozët e Sëlltikut ndaj skuadrës së tyre dhe e shoh veten duke bërë një investim nëse bordi drejtues është gati të shesë aksione. Realisht nuk e kam menduar se sa shumë mund të investoj. Unë nuk kam nevojë të drejtoj i vetëm një klub futbolli, por mendoj se dua një kuotë të mjaftueshme që të kem mundësinë të jap opinionin tim mbi çështjet e klubit”, tha muzikanti i famshëm i cili ka konfirmuar se nëse kërkesa e tij aprovohet,ai do të synojë të sjellë në skuadër mikun tij Devid Bekam. (LajmeShqip.com)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!