NBA: Lakers shtypin Rockets

Unknown | Monday, November 19, 2012 |

Los Angeles Lakers ka mposhtur Houston Rockets me rezultat 119-108, derisa ish-kampionët e NBA-së ende janë në pritje të ardhjes së trajnerit të ri Mike D'Antoni.

Dwight Howard shënoi 28 pikë dhe 13 kërcime, dhe Kobe Bryant regjistroi triple-double me 22 pikë, 11 kërcime dhe 11 asistime, derisa Lakers bënë edhe një paraqitje tjetër bindëse.

D'Antoni ishte caktuar trajner javën e kaluar, por një operacion në gju e ka penguar atë të bëjë debutimin e tij nën drejtim të skuadrës deri tash.

Chandler Parsons shënoi pikët më të larta për Rockets (4 fitore, 6 disfata), 24, ndërsa James Harden shënoi 20 të tjera. Edhe Houston ishte pa trajnerin Kevin McHale i cili është jashtë fushe për më shumë se një javë, për arsye personale.
Ndeshja ishte e veçantë edhe për Pau Gasol, i cili shënoi 17 pikë për Lakers dhe arriti shifrën jubilare të pikëve, 15.000 në karrierë (tash ka 15.005 pikë). /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!