Skënderbeu nuk njeh kundërshtarë

Unknown | Monday, November 19, 2012 |


Skënderbeu ka përforcuar pozitat në kreun e klasifikimit të Kategorisë Superiore me një fitore në fushën e Kastriotit, duke mbetur përsëri e vetmja skuadër pa asnjë humbje në këtë kampionat.
Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa ka arritur të dominojë në lojë dhe në raste, duke qenë i qetë edhe për faktin se ka gjetur shumë shpejt golin e avantazhit, që në minutën e 6-të me anë të Tomiç. Më pas korçarët kanë qenë të duruar dhe kanë goditur në momentin kur vendasit po synon barazimin, me anë të Plakut. Goli i Sykajt ka shërbyer vetëm për të bërë më emocionuese minutat e fundit, por Skënderbeu ka arritur t’i rezistojë krutanëve duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme.
Kampionët tashmë bëhen gati të luajnë në mesjave ndeshjen e prapambetur me Flamurtarin, ku në rast fitoreje do të çonin në 7 pikë diferencën e tyre me ekipet ndjekëse.
Pikërisht mes ndjekësve ka hyrë edhe Tirana që ka dalë disi nga situata e sikletshme në të cilën gjendet me një fitore 2-0 përballë Apolonisë. Për bardheblutë kanë shënuar Lika dhe Çota në pjesën e dytë, aq sa mjaftonin që kjo skuadër të merrte tre pikët dhe të ngjitej në vendin e tretë në renditje.
Pa gola dhe pa shumë emocione ka përfunduar ndeshja mes Besës dhe Vllaznisë, dy skuadrave që në javët e fundit janë larguar shumë nga kreu i renditjes. (LajmeShqip.com)
Kategoria Superiore
Java 11 / Rezultatet
Shkumbini-Laçi            1-1
82’ Mustafaj / 2’ Bilibashi
Tirana-Apolonia           2-0
63’ Lika, 77’ Çota
Kastrioti-Skënderbeu   1-2
76’ Sykaj / 6’ Tomiç, 71’ Plaku
Besa-Vllaznia               0-0

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!