PSG ofron 40 milionë, Balotelli do Milanin

Unknown | Monday, November 19, 2012 |


Raporti mes Mario Balotellit dhe Roberto Mancinit duket se ka ardhur në fundin e tij. Trajneri italian i Manchetser City-t e ka "hedhur" sërish sulmuesin në tribunat e "Etihad Stadium" në ndeshjen e fundit të Premier League përballë Aston Villas dhe zërat për një largim të tij në merkaton e janarit sa vijnë dhe bëhen më të konkrete.

Sipas asaj që raporton "TuttoSport", në Francë, Paris Saint Germain, ka ndermend të investojë plot 40 milionë sterlina për ish sulmuesin e Inter por dëshirat e "SuperMarios" janë të tjera.

Italiani preferon Milanin dhe nuk dëshiron të ritakohet me Zlatan Ibrahimoviç, pasi marrëdhëniet e tij me suedezin, që prej kohës që luanin së bashku te Inter, nuk janë aspak të mira.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!