Faji te Giovinco!

Unknown | Monday, November 19, 2012 |


Barazimi pa gola me Lazion, rindez edhe një herë debatin mbi mungesën e bomberit të Juventusit, edhe pse bardhezinjtë dominojnë në lojë ndaj kundërshtarëve të tyre. Në qendër të kritikave ka përfunduar Giovinco, i cili u vërshëllye edhe nga tifozët në supersfidën e së shtunës.

Të martën Juventusi do të luajë ndeshjen vendimtare në Ligën e Kampionëve përballë Chelseat, ish-skuadrës së Didie Drogbasë, të cilin drejtuesit bardhezinj po mendojnë ta marrin  në merkaton e janarit.

Sebastian Giovinco u mundua shumë në Lazios, vrapoi, tentoi me të gjitha mënyrat për ta gjetur golin, por nga ana tjetër në 8 raste nuk arriti të driblonte kundërshtarin, si dhe humbi 18 topa. Shifrat flasin vetë, në 17 ndeshje në këtë sezon, ku 13 herë është aktivizuar titullar, Giovinco ka realizuar vetë 5 gola dhe gjithmonë ka ndodhur kur Juventusi ka qenë në avantazh të dy golave.

Pra, në asnjë moment nuk është shfaqur vendimtar. Po momentin, Vuçiniq, i cili mungoi ndaj Lazios mbetet sulmues i parë, ndërsa kuotat e Giovincos për të qenë titullar janë ulur ndjeshëm. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!