Branca: Interi nuk do të transferojë në janar

Unknown | Monday, November 19, 2012 |

Drejtori i Interit, Marco Branca, e ka bërë të qartë se skuadra nga Giuseppe Meazza nuk do të sjellë përforcime të reja në afatin kalimtar të janarit.
Nerazzurrët së fundi janë lidhur me lojtarë si Willian dhe Christian Eriksen, por ata nuk do të tentojnë ta forcojnë ekipin këtë dimër, pasi situata e tyre financiare i pengon të harxhojnë shumë.
“Nuk është vendimtare pozita ku ne jemi në tabelë nëse ne do të bëjmë nënshkrime në janar. Ka edhe faktorë të tjerë të cilët duhet t’i marrim parasysh”.
“Në këtë moment, nuk ka ma mundësi të investojmë në janar për arsye të tjera. Është e njëjta situatë në shumë sektorë të tjerë të industrisë. Ne jemi në një krizë ekonomike”, ka thënë Branca për Sky Italia. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!