Zidane: Ibrahimovic është i jashtëzakonshëm

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Legjenda e futbollit, Zinedine Zidane, ishte plot lëvdata për sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimovic, që ka bërë bujë të madhe në gjithë botën me performancën e tij kundër Anglisë.

“Ibrahimovic është një futbollist i jashtëzakonshëm. Unë kurrë nuk kam arritur t’i shënoj katër gola në një ndeshje”.

“Me të vërtetë ai bëri një paraqitje madhështore. Veçanërisht goditja e tij ‘gërshërë’ ishte spektakolare”, ka thënë Zidane për FIFA.com./Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!