Zyrtare: Brazili shkarkon Menezes

Edw | Saturday, November 24, 2012 |

Mano Menezes nuk është më trajner i Brazilit. Kjo pasi ai është shkarkuar me efekt të menjëhershëm nga Federata Braziliane e Futbollit (CBF).

50 vjeçari e mori në udhëheqje kombëtaren në vitin 2010 pas një fushate zhgënjyese nga Dunga në Botëror, ndërsa nga ajo kohë Menezes ka dështuar t’i ndryshojë gjërat.

“Nuk jam trajner i Brazilit. Dua të falënderoj të gjithë ata që punuan në projektin tim, të gjithë lojtarët, njerëzit që besuan në punën tonë. I dëshiroj sukses kombëtares para ëndrrës së madhe, Botërorit 2014”, ka bërë të ditur me anë të një komunikate Menezes.

Muricy Ramalho dhe Luis Felipe Scolari, njerëzit prapa suksesit të vitit 2002 në Kore të Jugut dhe Japoni janë favoritët kryesor për postin e përzgjedhësit të Brazilit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!