Chelsea ‘maltreton’ Aston Villan me 8 gola! (video)

Lina's | Sunday, December 23, 2012 |


Pasi mposhti 5:1 Leedsin në Kupën e Anglisë, Chelsea të dielën ka demoluar plotësisht Aston Villan në “Stamford Bridge” në javën e 18 të Premier Ligës.

“Blutë” e Londrës kanë arritur fitore të thellë 8:0.
Serinë e golave e ka hapur Torres në minutën e tretë me një gol të shënuar me kokë, pas harkimit të Azpilicuetas.

Në minutën e 29, Luiz me një goditje precize nga gjuajtja e lirë, shënon për 2:0. Pesë minuta më pas, Ivanoviq qon shifrat në 3:0 në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 59, Frank Lampard shënon një gol të bukur për rezultatin 4:0.
Në vazhdim, në listën e realizuesve shënohen edhe Ramires (min. 75 dhe 90+), Oscar (penallti, min. 79) dhe Hazard (min. 83)

Kjo fitore e rikthen Chelsean në pozitën e tretë me 32 pikë, por edhe me një ndeshje më pak. Duket sikur strategjia e Benitezit ka filluar të jap frytet e para. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!