Ferguson: Mirë që është gjallë Van Persie (video)
Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, tha pas ndeshjes me Swansean (1:1) se është i tronditur me gjestin e lojtarit të Sëanseas, Ashley Williams ndaj Robin van Persiet.
"Gjytari ndali aksionin me plot të drejtë duke gjykuar goditjen për ne. Reagimi i atij lojtarit është i pafalshëm. Ai mund ta kishe mbytur Van Persien me atë goditje pasi që ishte nga afër, është një akt i turpshëm i cili duhet të dënohet shumë gjatë.
Kjo është një nga goditjet më të këqija që kam parë në fushë", deklaroi Ferguson
Në ndeshjen ndermet Swanseat dhe Manchester Unitedit e cila u përmbyllë me remi (1:1), njëra nga skenat e cila do të jetë temë debati në ditët e ardhshme ka ndodhur ndërmjet Robin van Persiet dhe Ashley Williamsit.
Gjatë një sulmi të Unitedit, Van Persie u faullua pak para 16 meterëshit, kurse Williams i Sëanseat, gjatë tentimit për ta larguar topin, qëllimisht apo ajo, e godet holandezin në kokë.
Duket sikur Van Persie ‘iu terrua’ më pas duke tentuar që ta qeroj fizikisht hesapet me Williamsin. (ORAinfo)
Category: Futboll