City, pa probleme te Newcastle

Edw | Saturday, December 15, 2012 |

Manchester City ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-1 në udhëtimin e vështirë te Newcastle në St. James Park, duke vazhduar ndjekjen e Manchester United në tabelë.
 City e filloi për mrekulli këtë takim. Sergio Aguero u tregua i sakt pas 10 minutash lojë, për të realizuar për 1-0 dhe golin e epërsisë.
Transferi i ri, Javi Garcia (39’), me asistimin  bashkëkombasit David Silva arriti të shënonte për 2-0 dhe epërsinë solide të Cityt.
Fillimi i pjesës së dytë për sheikët ishte problematik. Kjo pasi Demba Ba realizoi për 2-1 (51’), gol që hapi ndeshjen.
Sidoqoftë, presioni i vendasve ishte joefektiv, pasi Yaya Toure mbaroi takimin në minutën e 78-të për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore Manchester City i bën 36 pikë në vendin e dytë, tri pikë më pak se Manchester United që pret nga ora 16:00 Sunderlandin në Old Trafford.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!