Benitez: Chelsea mund ta fitojë Ligën Premier

Edw | Saturday, December 15, 2012 |

Menaxheri i përkohshëm i Chelseat, Rafa Benitez, ka këmbëngulur se Blutë mund ta fitojnë Ligën Premier, përkundër diferencës prej 10 pikësh me Manchester Unitedin.

“Unë pajtohem se as United dhe as City nuk duhen të pamposhtshëm dhe e di se njerëzit duan të krijojnë storie të ndryshme. Por, të flasim realisht, nëse analizoni tri pikë për një ndeshje dhe fitoni dy-tri radhazi, keni më shumë besim”.
“Nëse fitojmë ndaj Corinthians do të jetë shtytje e rëndësishme për të gjithë. Nëse luajmë futboll të mirë futbollistët do të kenë më shumë besim, me cilësinë që ne kemi dhe balancin, ne po përmirësohemi në fushë dhe ekipi mund të fitojë dy-tri ndeshje radhazi me lehtësi”, është shprehur Benitez.

 Chelsea do të përballet të dielën me Corinthians në finalen për çmimin e madh të Kupës së Botës për Klube.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!