“Mourinho është më i miri në botë”

Edw | Saturday, December 15, 2012 |

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe zëvëndëspresidenti i Real Madridit, Eduardo Fernandez de Blas, e kanë bërë të qartë që klubi duhet të mbrojë Jose Mourinhon nga kritikat e pa justifikuara, teksa mendojnë se ai është strategu më i mirë në botë.
“E kemi obligim të mbrojmë të dy lojtarët tanë dhe trajnerin tonë, Jose Mourinhon, sepse ai është më i miri në botë”.
“Ne shpresojmë që të bëjmë gjëra të mëdha dhe mezi presim që të shohim nëse do ta fitojmë Ligën e Kampionëve këtë sezon, që e duam aq shumë”, është shprehur De Blas.

Mendim të njëjtë për Mourinhon ka edhe Florentino Perez, të cilit i pëlqen puna e portugezit dhe të cilit i ka dhënë përkrahje maksimale kur spekulimet nuk po ndalen për tëa ardhmen e tij.
“Dua të shpreh pëlqimin dhe besimin tim për punën e tij dhe dashurinë time për të si njeri. Ne kemi trajnerin më të mirë në botë. Ai ka statistika impresive dhe është ambicioz për trofe më shumë se askush tjetër. Mourinho ka qenë pjesë e kritikave të padrejta, disa prej të cilave e cenonin dinjitetin e tij”.
“Ne kemi bërë një ekip ëndrrash që luan futboll spektakolar dhe kemi arritur objektivat tanë. Për Real Madridin nuk ka synime të paarritshme dhe lojtarët ashtu si trajneri e dinë këtë”, deklaroi Perez. 

Real Madridi takohet të dielën me Espanyolin ku shpreson të zvogëlojë diferencën me Barcelonën, e cila e pret Atletico Madridin në Camp Nou.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!