Berlusconi: Do ta kthej Milanin e vjetër

Edw | Saturday, December 15, 2012 |

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka pranuar se Rossonerët janë duke kaluar nëpër periudhë të vështirë tranzicionale, por ka shprehur besimin se gjigantit italian do t’i kthehen ditët e vjetra.
 Berlusconi mendon se ekipi i tij ka nevojë që të ngritet dhe foli për vizionin e të ardhmes, ku rol kyç sipas tij do të luajë Robinho dhe jo Mario Balotelli, ashtu siç thonë mediat. Berlusconi premton se pas tri vitesh, do të kthehet Milani më i mirë.
“Kjo është periudhë tranzicionale për ne, pasi kemi qenë të suksesshëm për 26 vjet dhe tani duhet të jemi pak të durueshëm. Ne i japim vetes tri vjet për t’u bërë forca më e madhe në Itali dhe jo vetëm, por edhe në botë”.
“Ne po fokusohemi në lojatrët e rinj, pasi kemi lojtarët me perspektivë të madhe, siç janë Mastour dhe tani edhe Niang, i cili është sikur Balotelli, madje ka edhe flokët si ai. Gazetat flasin për Balotellin, por unë kurrë nuk e kam ëndërruar atë dhe nuk është në listën tonë. Ne po tentojmë të sjellim lojtarë të rinj dhe shpresoj që të transferojmë disa emra të mëdhenj”, ka potencuar Berlusconi për Sky Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!