Wenger: Do ta blej Messin

Edw | Saturday, December 15, 2012 |

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka bërë shaka para gazetarëve, duke thënë se do ta blejë superyllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Francezi u është përgjigjur kritikëve të cilët e fajësonin atë për mungesë aktiviteti në tregun e transferimeve, duke thënë se e ka në plan ta blejë Messin, para se të mbronte ekipin e tij.
“Unë kam pasur grupe me lojtarë të jashtëzakonshëm që arrinin rezultate të mrekullueshme. Ju mendoni se atyre nuk u intereson pas eliminimit nga Bradford? Ata shumë brengosen”, theksoi ai.
I pyetur nëse e ka në plan të transferojë emra të mëdhenj, Wenger e shfrytëzoi momentin për të bërë shaka me gazetarët.
“Çfarë quani ju një emër të madh? Ne do të blejmë LIonel Messin në janar dhe do t’iu befasojmë”, përfundoi Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!