“Dhurata” e Chelseat për Lampardin: Kërko klub të ri në janar!
Futbollistit të Chelseat, Frank Lampard (34) i është thënë që të kërkoj klub të ri qysh në janar, megjithë dëshiron e tij që të qëndroj në klubin londinez.
Lampard është i pikëlluar me këtë vendim të bordit të klubit, pasi që dëshironte që karrierën të përfundoj në Chelsea, që për të është gjithçka. Megjithatë, duket se lojaliteti i tij ndaj klubit nuk do të thotë asgjë, shkruan The Sun.
Burime të afërta me futbollistin theksojnë se Lampard nuk po mund të besoj që në këtë mënyrë po e largon klubi, pas gjithë asaj që ka bërë për të. Në ndeshjen e fundit kampionale kundër Aston Villas, ku Chelsea deklasoi atë më 8:0, Lampard tregoi se ende ka çfarë të jep për “Blutë”. (ORAinfo)
Category: Futboll

















