Efekti Benitez, Torres po dhezë
Ashtu siç u parashikua, ashtu edhe po del. Ardhja e Rafael Benitez në pankinën e Chelseat ka rikthyer golat për Fernando Torresin.
Në 3 ndeshjet e fundit të Chelseat, Torres ka shënuar plot 5 gola. Sulmuesi spanjoll i famshëm për golat e tij me Liverpoolin, ka filluar të bëjë lojëra të mira duke mos munguar as golat. Sistemi i lojës që aplikon Benitez po vlerësohet si çelësi i suksesit për Torres.
Sulmuesi spanjoll po luan në qendër të sulmit duke qenë i urdhëruar që të ndjekë vetëm zonën e 16 metërshit, e jo të ndihmojë Chelsean në mesfushë dhe në krahë./indeksonline/
Category: Futboll