Gabi: Messi është i pandalshëm

Edw | Saturday, December 15, 2012 |

Futbollisti i Atletico Madridit, Gabriel Fernandez, beson se asi i Barcelonës, Lionel Messi, është i pandalshëm kur është në posedim të topit.
 “Ne kemi debatuar se si të ndalim Messin tash e dhjetë vjet. Është e vështirë sepse ai është lojtari më i talentuar në botë. Me topin në këmbë ai është pothuajse i pandalshëm”.
“Pos tjerash, ne duhet të luajmë si ekip dhe të jemi të ngjeshur në mbrojtje në mënyrë që ai të mos gjejë hapësira për të kaluar lojtarët tanë”, është shprehur Gabi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!