Djajtë të pamëshirshëm (Video)

Edw | Saturday, December 15, 2012 |

 

Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Sunderlandit në Old Trafford, për të mbajtur distancën prej gjashtë pikësh ndaj përcjellësit të parë, Manchester Cityt.

Ndeshja mbaroi qysh në njëzet minutat e para, kur United ndezi motorët.
Robin Van Persie realizoi pas 16 minutash lojë për 1-0 me asistim të Ashley Young, përderisa për 2-0 shënoi pas tri minutash Tom Cleverley.
Pas këtyre golave ndeshja u qetësua dhe u la që rezultati të zyrtarizohej në pjesën e dytë.
Në pjesën e dytë ishte Wayne Rooney ai që iu shtua listës së realizatorëve për të vërtetuar formën e jashtëzakonshme për 3-0 (59’).
Golin e nderit për mysafirët në minutën e 72-të e shënoi Frazier Campbell për 3-1, që ishte dhe rezultati përfundimtar.
Pas fitores së pestë radhazi në Ligën Premier, Manchester United ka 42 pikë në tabelë, gjashtë më shumë se sa Manchester City në vendin e dytë.



Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!