Villa e poshtëron Liverpoolin

Edw | Saturday, December 15, 2012 |

Aston Villa e ka deklasuar Liverpoolin në Anfield me rezultat 3-1, për t’u dhënë Redsave goditje të rëndë në moral pas fitores javën e kaluar në transfertë.

Aston Villa ishte më e mirë nga fillimi, përderisa Liverpooli ishte sikur Liverpooli – skuadër pa vizion të lojës, pa e ditur se çfarë duhet të kërkojë nga loja.

Këtë e ditën më së miri mysafirët. Christian Benteke i dha epërsinë Aston Villës pas gjysmë ore lojë (29’).
Liverpooli vetëm sa e humbi edhe më shumë kontrollin e lojës dhe pësoi edhe një gol në minutën e 40-të, kësaj radhe realizator ishte Andreas Weimann.

Në pjesën e dytë nuk ndryshuan gjërat. Në lojë hyri Joe Cole, ndërsa kjo nuk ndikoi në disponimin e Bentekes, i cili e shënoi golin e tij të dytë në këtë takim (51’) dhe të tretin për ekipin e tij.
Deri në fund The Reds tentuan të ndryshojnë diçka, por nuk ia arritën të shënojnë më shumë se një gol me anë të Steven Gerard (87’), kështu që epilogu i takimit ishte rezultati 3-1.
Liverpooli pas kësaj disfate mbetet me 22 pikë në vendin e 12-të.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!