Alexandre Pato i lumtur te Corinthians

Unknown | Saturday, January 19, 2013 |


Pas transferimit nga Milani në Brazil te Corinthians, Alexandre Pato shprehet se është i lumtur.
“Jam shumë i gëzuar për rikthimin tim në Brazil, zgjodha këtë klub për strukturën e tij dhe për tifozët të cilët janë fenomenalë”.

23-vjeçari është në një fazë rikuperimi pas dëmtimit që pësoi kur luante te Milani.

“Nuk dua të bëj një parashikim se kur do të rikthehem të luaj, jam duke punuar dhe jam i lumtur me rezultatin e arritur. Shpresoj që debutimi im me Corinthians të jetë i mahnitshëm, do të përpiqem të fitoj respektin e klubit dhe të tifozëve”, përfundoi braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!