Ashley Cole edhe 12 muaj në Chelsea
Që nga fillimi i vitit të kaluar ishte spekuluar shumë rreth largimit të Ashley Cole-t nga Chelsea.
Këto spekulime ishin shpeshtuar sidomos me afrimin e afatit kalimtar të janarit.
Cole vazhdimisht kishte thënë se dëshiron ta përmbyllë karrierën te kampioni aktual i Evropës.
Dhe në fund ndodhi ajo që pakkush e ka pritur. Mbrojtësi anglez i krahut ka arritur marrëveshje me Chelsea që edhe 12 muaj të qëndroj në “Stamford Bridge”.
Kjo marrëveshje sigurisht se do t’i gëzoj pa masë tifozët “blu” pasi që ata kanë kërkuar nga pronari Roman Abramoviç që mos ta largoj atë dhe Frank Lampardin. (ORAinfo)
Category: Futboll