Casillas angazhohet për t’u kthyer në formacionin bazë

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka deklaruar se është duke u stërvitur maksimalisht që ta rikthejë venin në njëmbëdhjetëshin startues të Los Blancos.
Mospërfshirja e spanjollit në ekipin bazë në humbjen nga Malaga, bëri bujë të madhe në media, megjithatë 31-vjeçari është i qetë dhe vazhdon me punën e tij.
“Po punoj shumë në stërvitje që ta fitoj vendin tim”.
“Është objektivi të cilin e synoj dhe është trajneri ai që vendos nëse do të luaj në ndeshjen e radhës ose jo”.
“Ai (Jose Mourinho) ka mbështetjen dhe besimin tonë të plotë”, ka deklaruar Casillas në një konferencë për gazetarë.
Category: Futboll
















