Zanetti nuk e ka në plan të ndalet

Edw | Wednesday, January 02, 2013 |

Veterani i Interit, Javier Zanetti, thotë se dëshiron të qëndrojë në klub edhe për së paku një sezon.
Argjentinasi do t’i mbushë 40 vjet në gusht, por është i paepur të vazhdojë karrierën edhe për sezonin e ardhshëm, të 18-tin e tij në San Siro.

“Synimi im është të vazhdoj të luaj dhe klubi dëshiron unë të shkoj në të njëjtin drejtim. Unë e kam marrë vendimin tim gjatë periudhës së 10 fitoreve të njëpasnjëshme. Njerëzit vazhdojnë të më thuan se nuk duhet të heq dorë, nëse ende isha i vyeshëm dhe kjo më ka bërë ta rimendoj këtë”, ka thënë Zanetti për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!