Wenger: Luajtëm keq

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka kritikuar paraqitjen e skuadrës së tij gjatë barazimit të djeshëm 1-1 ndaj Southampton.
“Duke marrë parasysh paraqitjen, nuk mendoj se ne merituam më shumë sot. Janë dy pikë të humbura nëse shikoni në cakun që kishim gjatë Krishtlindjeve”.
“Ne nuk ishim shumë të mirë. Në aspektin ofensiv ne nuk krijuam mjaft. Mendoj se na mungoi mprehtësia dhe dëshira për ta gjetur kornizën dhe për të krijuar atë çfarë mund ta krijojmë”.
“Është frustruese dhe zhgënjyese pasi ne nuk krijuam shumë sot, pasi kishim shënuar pesë herë te Reading dhe shtatë te Newcastle. Lojës tonë i mungoi qëllimi, i mungoi depërtimi dhe i mungoi shpejtësia, të gjithë kualitete që zakonisht i kemi”, ka thënë Wenger.
Category: Futboll
















