Stramaccioni krenar për vitin 2012

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, thotë se viti 2012 ishte një vit i jashtëzakonshëm për të
Stramaccioni u caktua në drejtim të skuadrës sezonin e kaluar dhe fitoi lëvdata për mënyrën se si e kreu punën e tij.
“Po, ka qenë. Në nivel personal, përfundimisht. Nëse mendoj për atë çfarë bëja më 1 janar, kam realizuar një varg të tërë ëndrrash dhe madje nëse ndjehem 100 për qind menaxher i Interit, edhe kjo është një ëndërr e madhe për mua, pasi kurrë nuk kam harruar, për as një sekondë, se nga ku kam ardhur dhe çfarë kam bërë para se të isha këtu. 2012-ta është viti që ka ndryshuar jetën time”.
“Tashmë kam thënë disa herë se kurrë nuk do ta mendoja veten në drejtim të Interit në prillin e kaluar, andaj nëse jam krejtësisht i sinqertë, është më shumë se një ëndërr. Një prej atyre momenteve që vërtet shpaguhet për të gjithë që sakrifikojë dhe punojnë fuqishëm, dhe kjo është falë presidentit Moratti dhe Interit”, ka thënë Stramaaccioni.
Category: Futboll
















