Ferguson: Van Persie, lojtar i kompletuar

Edw | Wednesday, January 02, 2013 |

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lavdëruar autorin e dy golave Robin van Persie pas fitores së djeshme ndaj Wigan Athletic.
“Ne e dinim se po siguronim një lojtar të klasit, i cili do ta bënte dallimin në ekip. Kjo është arsyeja se pse e kërkuam atë”.
“Robin është një futbollist i kompletuar. Ai ka një përvojë të madhe ndërkombëtare, ai luajti për Arsenalin për shtatë vite dhe ai erdhi te ne në kulmin e karrierës së tij. Aftësia e tij për të krijuar dhe shënuar gola është fantastike”.
“Veprimi i tij në golin e parë ishte absolutisht i mahnitshëm, kthimi i tij, ekuilibrimi, pa pengesa, vetëm e dërgoi atë brenda. Vërtet ishte një gol i mirë”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!