“Do t’i japim fund dominimit të Barcës dhe Realit”

Edw | Wednesday, January 02, 2013 |

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, beson se është vitale që ekipi i tij të thyejë pas shumë vitesh dyshen e madhe të Real Madridit dhe Barcelonës.

 Valencia është ekipi i vetëm që ka arritur ta fitojë titullin përpos Barcës dhe Realit që prej vitit 2004 dhe Atletico që tani poziciohet në vendin e dytë në tabelë ka dhënë sinjal të qartë, teksa presidenti i klubit beson se ekipi i tij duhet ta fitojë titullin.

“Nuk është e rëndësishme që të fitojmë titullin, ose se paku të jemi në vendin e dytë. Nuk është me rëndësi vetëm për ne, por për futbollin dhe tifozët në përgjithësi”.
“La Liga është bërë kampionati më i bezdisshëm në botë, por Atletico ka filluar që të cementojë vendin në luftën për titull. Nuk mund të kërkoj më shumë nga ekipi”, ka deklaruar Cerezo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!